Lajme
Serbia në alarm, raportohet për 12 bomba në vende të ndryshme në Beograd
Demokracia
16:37 | 31 Tetor 2022

Share:

Serbia ka qenë ditën e sotme në alarm.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se janë raportuar për bomba në 12 lokacione të ndryshme në Beograd janë dërguar në adresën e emailit të disa mediave në Serbi.

Kështu së paku raportojnë mediat e këtij vendi, sipas të cilave, në emailin e dërguar nga një adresë e gmail, thuhet se bombat janë vendosur në disa lokacione.

Siç bëhet e ditur më tej, bëhet fjalë për një konvikt studentor, Ambasadën e Bjellorusisë, në restorantin KFC, në aeroportin “Nikola Tesla”, në Qendrën Tregtare Delta City dhe lokacione të tjera në Beograd.

Për këtë kërcënim është njoftuar policia, konfirmohet për N1.

Të ngjashme