Lajme
Serbia mori ‘goditjen’ e parë të fortë nga administrata e Bidenit
Demokracia
21:26 | 07 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mori të dielën një urim nga homologu i tij amerikan, Joe Biden, për ditën e shtetësisë.

Por, në një rresht të urimit është një fjali, ku shefi i shtetit më të fuqishëm në planet, kërkon arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e kundërshtoi menjëherë Vuçiq.

Lexo edhe: 

Biden i uron Serbisë Ditën e shtetësisë, ia përmend njohjen e Kosovës

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Drilon Gashi, i cili u mor nga afër me procesin e zgjedhjeve në Amerikë, po vlerëson se kjo porosi e Biden jep sinjale pozitive për Prishtinën.

“Për Kosovën është një përmbushje për pritjet pozitive që kishin për Biden. Shenjat e para janë pozitive”, tha Gashi, për Klan Kosova.

Ndërkaq, Ardian Arifaj, kryeredaktor i Demokracia.com, vlerësoi se Serbia nuk ka pasur asnjëherë një goditje kaq të drejtpërdrejt.

“Është hera e parë që në mënyrë kaq të drejtpërdrejt përmendet njohja e Kosovës dhe inkurajohet Serbia që në kuadër të proceseve për normalizimin e marrëdhënieve ta bëjnë edhe njohjen e Kosovës”, është shprehur Arifaj.

Të ngjashme