Lajme
Serbia me strategji të re | Lista Serbe “harron” kushtëzimet, tani është e gatshme për zgjedhjet në veri
Demokracia
14:44 | 13 Tetor 2023

Share:

Lista Serbe si partia më e madhe përfaqësuese e serbëve në Kosovë, ka lënë në “harresë” dy kushtet e prezantuara në qershor, në mënyrë që ajo të merrte pjesë në zgjedhjet eventuale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Papritmas, kjo parti ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në procesin e ri zgjedhor, që do të mund të shpallej në katër komunat e veriut të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Të premten e 13 tetorit, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ka bërë thirrje institucioneve kosovare që sa më parë të shpallin zgjedhjet për kryetarë të rinj dhe asamble komunale në veri, në të cilat janë të gatshëm të marrin pjesë.

“Prandaj këtë herë do ta dëgjojmë këshillën e presidentit Vuçiq dhe sot po dërgojmë mesazhin se jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, duke inkurajuar kështu një proces politik dhe dialog që do të çonte në përmbushjen të kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani. Prandaj kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale për kryetarë dhe këshilltarë në të katër komunat në veri të Kosovës”, ka bërë të ditur Rakiq.

Pas deklaratës së Vuçiq, Lista Serbe thotë se është gati të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

Më 5 qershor 2023, Lista Serbe kishtë bërë të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhjet që eventualisht do të mund të mabahen në komunat veriore, kur t’i plotësohen dy kushte: Tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosoëvs nga veriu dhe formimi i Asociacionit t; Komunave me Shumicë Serbe. / Demokracia.com/

Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

Të ngjashme