Lajme
Serbia i nis raport BE-së me pretendime për “keqtrajtim dhe rrahje” të serbëve të arrestuar në Kosovë
Demokracia
10:17 | 24 Qershor 2023

Share:

Mediat serbe kanë botuar një raport të Shefit të Zyrës Ndërlidhëse serbe në Prishtinë, Dejan Paviçeviq, ku ky i fundit ka regjistruat pretendime të ashpra për gjoja rrahje dhe keqtrajtime të të arrestuarve serbë të kohëve të fundit në Kosovës. Ky raport u është dërguar Bashkimit Evropian nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Raporti i këtij zyrtari s’ka se si të mos jetë me brutal ku akuzon policinë kosovare se “po i rrah dhe fyen” të arrestuarit mbi baza “kombëtare dhe fetare”.

Për të arrestuarit më famëkeq, Milun Luna Milenkoviq, në këtë raport shkruhet se “ka plagë të dukshme prapa kokës së mbështjellur me fashë, nën të cilën ka të qepura të bëra pas dhunës së shkaktuar nga Policia e Kosovës me pjesën e prapme të pushkes”.

Ka nxirje mbi synin e djathtë dhe dy të nxira në qafë dhe brinj, prapa shpine dhe nën brinj i duken. Të qarat të shkaktuara nga lidhja i duken në kyçet e dy duarve, të cilat janë duke iu shëruar, por ai ankohet për mpirje të gishtave në dy duart si rezultat i të qënit i lidhur për kohë të gjatë”, shkruan ai në raport, siç e botuan mediat serbe. Ky zyrtar për Llunën thotë se e ka gjetur “në një gjendje tejet të keqe mendore” dhe “në ankth e në depresion”.

Për të arrestuarin Nemanja Vllashkoviq, ky zyrtar thotë se nuk ka gjetur “shenja të dukshme të dëmeve fizike” ndërsa për Dalibor Spasiq shkruan se “nuk ka lëndime serioze”. Milovan Bozhoviq, gjithashtu, sipas tij, “nuk ka lëndime të dukshme, përveç në krahun e djathtë” ndërsa citon deklarimet e tyre e tij se “nuk është malltretuar”. Për të arrestuarin Dushan Obrenoviq, ai shkruan se “ka shenja të dukshme në kokë dhe fytyrë”.

Të ngjashme
Lajme • 22 Prill 2025