Lajme
Serbia i ka ofruar EULEX-it garanci për Axhiqin dhe Trajkoviqin që të mbrohen në liri
Demokracia
13:51 | 02 Mars 2023

Share:

E ashtuquajtura zyra për Kosovë njoftoi se misionit të EULEX-it i ka dorëzuar garancitë nga Qeveria e Republikës së Serbisë, të cilat kërkojnë që serbët e arrestuar Miljan Axhiq dhe Sllagjan Trajkoviq të lejohen të mbrohen për lirinë e tyre deri në përfundimin e gjyqit.

“Qeveria e Serbisë përfundoi duke dhënë garanci shtetërore se Axhiq dhe Trajkoviq do të jenë në dispozicion të misionit të EULEX-it gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës kundër tyre, nëse personat e përmendur lirohen përkohësisht nga paraburgimi gjyqësor në Podujevë dhe atyre u lejohet të mbrohen me këtë garanci shtetërore.

Miljan Adžić u arrestua më 9 dhjetor 2022 në vendkalimin Jarinje, ndërsa Sllađan Trajković u arrestua më 15 dhjetor në të njëjtin vend.

“Arrestimi i tyre siç pretendon Serbia është i motivuar politikisht si një formë terrori nga institucionet në Kosovë ndaj serbëve”, thuhet në një deklaratë të të ashtuquajturës zyrës për Kosovë.

Të ngjashme