Lajme
Serbia dorëzohet përfundimisht, KQZ-ja atje njofton se ku mund të votojnë serbët e Kosovës
Demokracia
22:10 | 24 Mars 2022

Share:

Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë ka vendosur që votuesit serbë nga Kosova të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në katër komuna në Serbinë qendrore – Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Bujanoc.

Ky vendim vije pas refuzimit të Kosovës për të lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës, për çka Qeveri Kurti u kritikuar ashpër nga vendet e Quint-it, transmeton Demokracia.com.

“Në seancën e 45-të, Komisioni shqyrtoi mënyrën se si votuesit nga territori i Kosovës do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre aktive të votimit”, thuhet në njoftim.

Kryetari i KRZ-së, Vladimir Dimitrijeviq tha se Zyra për Kosovë e informoi Misionin e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi në kohën e duhur dhe kërkoi ndihmë për të mbajtur zgjedhjet të papenguara, por se përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës refuzuan të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve në “krahinën tonë autonome”.

Dimitrijeviq shpjegoi se, për këtë arsye, e vetmja mënyrë që serbët nga Kosova ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës është që votimi të bëhet në territorin e komunave në Serbinë qendrore, sipas një parimi të ngjashëm siç ishte organizuar për referendum.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve diskutoi për distancën e votuesve nga qendrat e votimit dhe konstatoi se zgjidhja më e mirë është që votuesit të votojnë në qendrën e votimit që është më pak larg nga komuna në të cilën jetojnë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme