Lajme
Serbi: Sulmohet me gur një autobus nga Kosova
Demokracia
23:46 | 07 Janar 2023

Share:

Një autobus nga Kosova që po udhëtonte drejte Gjermanisë është sulmuar gjatë ditës së shtunë në Serbi.

Autobusi ka qenë duke udhëtuar nga Peja për në  Dortmund të Gjermanisë, raporton Demokracia.com.

Sulmi i autobusit ka ndodhur në aksin rrugor Nish-Beograd.

Nga ky sulm nuk ka të lënduar, kurse me rastin është duke u marrë policia serbe, kurse autobusi ka vazhduar rrugën drejt destinacionit të tij./Demokracia.com/

Të ngjashme