Në 24 orët e fundit, 3 mijë e 588 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Serbi, nga 15 mijë e 74 mostra të testuar, dhe 15 persona të tjerë vdiqën.
3 mijë e 832 pacientë janë të shtrirë në spitale sot, 153 prej të cilëve në aparate për frymëmarrje.
Që nga fillimi i epidemisë, 2 milionë e 903 mijë e 450 njerëz janë testuar, 449 mijë e 901 raste janë regjistruar dhe 4 mijë e 398 pacientë kanë vdekur. Shkalla e vdekshmërisë është 0.98, sipas të dhënave zyrtare.