Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeqviq, tha se Izraeli, i cili zyrtarisht vendosi marrëdhënie diplomatike me Kosovën më 1 shkurt të vitit të kalua, po përpiqet të mos dëmtojë më tej, marrëdhëniet me Serbinë.
Ai tha për mediumin serb Kosovo-Online deklaroi se ekzistimi i marrëdhënieve diplomatike nuk do të thotë domosdoshmërisht hapje ambasade, duke e krahasuar me rastin e Republikës Çeke, e cila e njohu Kosovën, por nuk hapi ambasadë për shkak të qëndrimit të presidentit çek, Millosh Zeman.
“Nuk duhet të jetë e detyrueshme. Nuk e di cilat janë arsyet që Izraeli nuk ka hapur ende një ambasadë në Prishtinë. Izraeli e njohu Kosovën”, tha Milivojeviqi.
Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bisedën me kryeministrin e ri izraelit, ka bërë të qartë se Serbia nuk e sheh njohjen izraelite të Kosovës si gjest miqësor.
“Është e mundur që pala izraelite e interpretoi këtë si një lloj paralajmërimi se nuk ka nevojë të shkohet përtej njohjes sipas marrëveshjes së Uashingtonit. Kjo mund të jetë një nga arsyet pse Izraeli nuk hapi fizikisht një ambasadë në Prishtinë. Kjo mbajti në nivel të caktuar marrëdhëniesh me Serbinë”, tha më tej ai.