Lajme
Serbët vendosin sot nëse do të largohen nga institucionet e Kosovës
Demokracia
10:08 | 05 Nëntor 2022

Share:

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simic ka treguar se sot në orën 12:00 do të mblidhen në Zveçan për të diskutuar rreth propozimit të kreut të tyre Goran Rakiq për të lëshuar institucionet e Republikës së Kosovës.

“Në takim do të diskutojmë propozimin e kreut të Listës Serbe Goran Rakiq për çështjen e daljes nga të gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë Simiq.

Ky diskutim vjen si rezultat i pakënaqësisë që kanë me vendimin e Republikës së Kosovës për shkarkimin e Nenad Gjuriq nga pozita e drejtorit të Policisë në veri pasi i njëjti s’ka pranuar të implementojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

 

Të ngjashme