Lajme
Serbët tallen me “milionerin” Igor Simiq, pasi u tha se i merr tetë paga në muaj
Demokracia
11:32 | 12 Janar 2023

Share:

Serbët protestues kundër Listës Serbe në Veri mbajtur të dielën thanë se Igor Simiq, Nënkryetari i Listës Serbe, i merr tetë paga, akuza këto të cilat ai i mohoi.

Por, sot në Mitrovicë të Veriut do të organizohet një aksion humanitar për Igor Simiq për të mbledhur fonde për të nga organizata “Sprski Opstanak”. Ky aksion është titulluar “Për Igorin”, siç raportoi e përditshmja serbe “Danas”.

Të dielën e kaluar në protestën kundër Listës Serbe dhe Aleksandar Vuçiq, një nga organizatorët e asaj proteste në Mitrovicë të Veriut, tha se Igor Simiq merr plot tetë paga. – “Është drejtor i fondit PIO, ligjërues në Fakultetin Ekonomik, Kryesues i Bordit Monitorues të kompanisë publike ‘Mreza most’, anëtar i Këshillit të Fakultetit Juridik, drejtor i OJQ-së ‘Sinergija’”.

Simiq u quajti gënjeshtra këto pretendime dhe tha se “nuk ka vende fiktive të punës”.

Sipas organziatorëve të asaj proteste kundër LS-së, Simiq u tha të jetë edhe pronar i shtëpisë së lojrave “Zvrk” në Mitrovicë të Veriut, e cila është e vendosur ndërmjet objekteve të Partisë Progresiste Serbe dhe Listës Serbe, si dhe përmendi atë që Igor Simiq ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës për një kohë të gjatë. Sipas protestuesve, Igor Simiq kishte tetë pagash duke numëruar të gjitha këto.

Simiq ka publikuar dokumente nga Fondi Republikan për Sigurime Pensionale dhe Invalidor, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, JP “Mreža most” me çka pretendoi të konfirmojë se nuk është i punësuar në këto institucione. Ai po ashtu ka publikuar konfirmimin se është i punësuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës selia në Mitrovicë si “mësues në titullin profesor asistent për fushën më të ngushtë shkencore E drejta për ekonomistët” me 20 për qind të kohës së punës dhe 20 për qind të pagës.

Të ngjashme