Basketbollistët serbë të Cërvena Zvezdës i kanë detyruar tifozët nga Lituania që të reagojnë para një ndeshjeje të Euroligës.
Zvezda e Beogradit të dielën mbrëma ka luajtur në udhëtim ndaj Zhalgirisit në Kaunas.
Ndeshja e shtyrë ishte vetëm për prestigj, pasi të dy skuadrat ishin pa gjasa për të kaluar në Top-8 të ligës elitare evropiane të basketbollit.
Ndërkohë ajo është kthyer në skandal, ka shkruar “index.hr”.
Basketbollistët e Zhalgirisit, ashtu si gjyqtarët, kanë bërë atë që të gjithë pjesëmarrësit e ndeshjeve të Euroligës në Kaunas e bëjnë – kanë mbajtur bashkë panon me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, ku shkruante “ndaleni luftën” (Stop War).
Por këtë kanë refuzuar ta bëjnë basketbollistët e klubit serb. Ata kanë refuzuar ta mbajnë panon, dhe kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të tifozëve lituanë.
Tifozët që kishin mbushur arenën kanë fishkëllyer gjatë e fuqishëm në drejtim të lojtarëve të klubit nga Beogradi.
Serbia është prej pak vendeve të botës që nuk e kanë dënuar pushimin e Ukrainës nga Rusia.