Lajme
Serbët refuzojnë t’ua lëshojnë rrugën dy automjeteve të Policisë në Zveçan, ushtarët e KFOR-it po flasin me Rakiqin
Demokracia
10:55 | 29 Maj 2023

Share:

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, bashkë me Igor Simiqin kanë negociuar me përfaqësues të KFOR-it në afërsi të objektit të komunës në Zveçan.

Pas një bisede, Rakiq ua ka përcjellur qytetarëve serbë kërkesën që të largoheshin pak në mënyrë që t’ia mundësonin lëvizjen dy automjeteve të blinduara të Policisë së Kosovës.

Mirëpo, siç raporton Kossev, protestuesit kanë refuzuar, duke kërkuar që të gjithë policët e Kosovës të largohen nga veriu.

Sipas Kosserv, protestuesit kanë thirrur “Tradhti”.

Bisedimet po vazhdojnë ende. Para komunës ende ka një numër të madh të protestuesve, mes tyre edhe persona të maskuar.

Të ngjashme