Lajme
Serbët protestojnë në mbështetje të Rusisë në rrugët e Beogradit
Demokracia
17:36 | 13 Mars 2022

Share:

Serbët kanë mbajtur sot një protestë në rrugët e Beogradit në mbështetje të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Karvani i veturave u nis nga parkingu i Qendrës Sava dhe shumë prej tyre ngjitën shkronjën “Z”, e cila mbahet nga tanket dhe mjetet luftarake ruse gjatë pushtimit në Ukrainë.

“Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, ishin disa nga parullat e pasuara nga muzika ruse. Tubimi u mbështet nga organizata “Patrulla e Popullit”.

Serbia është vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

Të ngjashme