Lajme
Serbët pretendojnë se “u refuzua” kërkesa e tyre për shkarkim të kryetarëve shqiptarë në veri
Demokracia
14:08 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Një numër qytetarësh serbë pretendojnë se kërkesa e tyre për shkarkim të kryetarëve shqiptarë jolegjitimë (ndonëse legalë) në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe u është “refuzuar”.

Të njëjtën gjë e pretendoi Partia e Serbëve të Kosovës që udhëhiqet nga Aleksandar Jabllanoviq ku përmes një shkrimi në Facebook shkroi se Qeveria e Kosovës dhe QUINT’i “nuk e kaluan provimin” dhe se serbët patën gatishmëri për të rinisur procesin e pjesëmarrjes institucionale në veri.

Sot në provim kanë dështuar Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash vendet e QUINT-it. Përkundër gatishmërisë së serbëve për të përmbushur një nga kërkesat e BE-së për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të krijuar kushte për zgjedhje të reja të rregullta në veri, gjërat nuk do të ndryshojnë së shpejti. Edhe për mentorët e Aljbin Kurtit është e qartë se nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e krizës në veri në Prishtinë”, ka shkruar partia e Jabllanoviqit.

Peticioni ishte vetëm një maskë për të fituar kohë për t’i treguar Kurtit vullnetin për zgjidhjen e problemit. Sot ai u mohua dhe serbët janë treguar besnikë ndaj zgjidhjes demokratike të problemeve, ndërsa Kurti e bën këtë ekskluzivisht përmes njësisë speciale të policisë, të cilën e dënoi qartë në raportin e tij nga SE BE-ja”, thuhet mes tjerash në reagim.

Një grup qytetarësh serbë që kanë provuar të dërgojnë këtë kërkesë thonë se u kthyen mbrapsht.

Ne kemi ardhur sot si qytetarë që të prezantojmë iniciativën për shkarkimin e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut. Ne kemi dashur ta bëjmë ashtu siç kanë bërë bashkëqytetarët tanë nga komuna e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Pas disa orësh negociata me autoritetet e komunës së Mitrovicës së Veriut, nuk mundëm ta dorëzojmë këtë iniciativë, përmendëm ligjin për vetëqeverisje lokale, udhëzimin administrativ për standardet minimale, udhëzimin administrativ për transparencën e punës së komunës dhe qytetarëve. planin e pjesëmarrjes që kjo komunë e ka miratuar para dy vitesh dhe që në bazë të të gjitha ligjeve dhe udhëzimeve ne si qytetarë kemi të drejtë të paraqesim iniciativën, iniciativa jonë u refuzua dhe nuk u pranua si e tillë”, ka thënë një qytetare për Kosovo-Online.

Të ngjashme