Roman Abramovich është duke kërkuar së fundmi blerës për klubin e Chelseat, derisa tani atij i është vetofruar një klub nga Serbia.
Bëhet fjalë për klubin, Petka, që bën gara në një kampionat amator, shkruan Demokracia.com.
Përmes një postimi në “Facebook”, ky klub njoftoi se është i gatshëm që miliarderit rus t’ia ofrojë 49 përqind të aksioneve.
Gjithashtu, drejtuesit e Petkas ftuan pronarin aktual të Chelseat që të jetë prezent të dielën, në ndeshjen e tyre ndaj Cibutkovcit. Nga mediat serbe kjo po cilësohet si një shaka, e cila megjithatë ka marrë vëmendjen e tyre.
Kujtojmë se Abramovich mori vendim për shitjen e Chelseas, pasi Britania e Madhe mori sanksione edhe ndaj tij, pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj shtetit të Ukrainës. /Demokracia.com