Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka udhëzuar që kërkesa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve të veriut, e cila është dorëzuar të martën në këtë institucion të adresohet tek Kuvendet KOmunale në komunat respektive (Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok).
Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent.”, ka thënë Elezi. /Demokracia.com/