Lajme
Serbët në Gjilan furnizohen falas me derivate që nesër të votojnë në Serbi, ka akuza për keqpërdorim fondesh
Demokracia
22:51 | 02 Prill 2022

Share:

Serbët furnizohen me naftë në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhje

Të dielën në Serbi do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Tash ata që duan të bëhen pjesë e këtij procesi kanë nisur përgatitjet. Në Shillovë të Gjilanit grupe serbësh janë duke pritur në radhë për t’u furnizuar me naftë për të shkuar për të votuar nesër në Serbi, respektivisht në Bujanovc.

Faqja “Kosova e Metohija” raporton se karburante falas janë duke u dhënë në pikë e derivateve të quajtur “Puls”.

Shqetësim i tyre është se për t’u dhënë nafta falas, janë përdorur paratë nga fondi për trajtimin e fëmijëve të sëmurë.

Të ngjashme