Lajme
Serbët i shkojnë te dera televizionit Pink, mediumit që është shndërruar në altoparlant të Vuçiqit
Demokracia
21:21 | 01 Korrik 2023

Share:

Protesta e nëntë e Serbisë kundër dhunës ka nisur pak pas orës 18:00 me tubim të qytetarëve para Kuvendit të Serbisë. Destinacioni përfundimtar i shëtitjes së sotme ishte ndërtesa e televizionit Pink, ku qytetarët mbërritën pak minuta më parë, ndërsa itinerari i shëtitjes së protestës ishte Kuvendi i Serbisë – Knez Millosh – Mostar – Knez Aleksandar Karagjorgjeviq deri tek ndërtesa e Pink-ut, transmeton Demokacia.com.

Ora 20:54 Dëgjohen “Zeljko hajdut” dhe “Vuçiq largohu”, ndërsa paraprakisht ka pasur një përplasje verbal mes qytetarëve dhe sigurimit të televizionit Pink, i cili është shndërruar në mjetin propagandues të Vuçiqit. Gjithçka kaloi në paqe. Një numër i madh i personelit të sigurisë me uniforma të zeza janë parë para ndërtesës.

Ora 20:45. Organizatorët luajtën një projeksion mbi flamurin e Serbisë, të cilin Pink e kishte vendosur më herët në ndërtesën e tij – kush e vrau Oliverin (Ivanoviq), ishin thirrjet e protestuesve.

20:23 Dronët fluturojnë mbi qytetarët para godinës së televizionit Pink dhe qytetarët thërrasin “Dil jashtë” dhe “Nuk bashkohemi me Kooperativën”. Nuk ka muzikë, nuk ka fjalime, por dëgjohen britma, fishkëllima nga njerëz të pakënaqur, të cilët protestojnë kundër dhunës për të nëntën herë. Dëgjohen edhe thirrjet “i burgosur, i burgosur”. Sigurimi i Pink-ut i afrohet masës, gjë që shkakton revoltën e protestuesve të qytetit.

 

Të ngjashme