Lajme
Serbët fillojnë të kthehen pas votimeve, kolona në kufti deri në 1000 metra
Demokracia
18:20 | 03 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Serbët e Kosovës të cilët kanë marr pjesë në zgjedhjet presidencial dhe parlamentare në Serbi kanë filluar të kthehen në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar situata në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë kolona është nga 800 deri në 1000 metra, ndërsa pritjet zgjasin nga 45 minuta deri në 1 orë, shkruan Demokracia.com.

Për të hyrë nga pika kufitare në Jarinje kolona është nga 500 deri në 600 metra. Ndërsa pritjet në këtë pikë kufitare zgjasin nga 60 deri në 70 minuta.

Në pikën kufitare në Merdare kolona është 30 metra dhe automjetet presin nga 10 deri në 15 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa në Bërnjak kolona është 50 metra dhe pritje 20 deri në 30 minuta.

Kujtojmë se në Serbi sot po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa serbët e Kosovës janë detyruar që të shkojnë të votojnë në territorin serb, pasi një gjë e tillë nuk u lejua nga Qeveria e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme