Lajme
​Serbët e jugut nuk ishin pjesë e protestës në veri: SNS dhe LS po humbin përkrahjen
Demokracia
16:00 | 06 Nëntor 2022

Share:

Numrin e vogël të qytetarëve serbë në protestën e sotme në veri të Mitrovicës e ka komentuar edhe Lëvizja qytetare “Odgovor”, sipas së cilës një gjë e tillë dëshmon se SNS dhe Lista Serbe po e humbasin përkrahjen.

Kjo e fundit ka thënë se më pak se 2 mijë e 500 qytetarë i janë përgjigjur shtypjes së kriminelëve serbë për të protestuar.

Për më shumë, Odgovor ka deklaruar se në protestën e sotme serbët e jugut ishin ata që më së paku i janë përgjigjur thirrjes për protestë.

“Një numër shumë i vogël i qytetarëve të Kosovës, diçka më pak se 2500, i janë përgjigjur thirrjes @srpskalista dhe edhe më pak ne i jemi përgjigjur shtypjes së kriminelëve të mblidhen në protestën e sotme. Mos bindja qytetare si përgjigje ndaj politikës tradhtare, është provë se @sns DHE @SRPSKALISTA humbin të gjithë përkrahjen”, thuhet në reagim e lëvizjes.

Të ngjashme