Sport
Sensacioni i Bundesligës mund të largohet për vetëm 17,5 milionë euro
Demokracia
16:15 | 24 Tetor 2023

Share:

Serhou Guirassy është sensacioni më i ri i Bundesligës.

Ylli i ri i Stuttgartit po shkëlqen në kampionatin gjerman duke i realizuar plot 14 gola në 8 ndeshjet e para të sezonit.

Një gjë të tillë nuk kishte arritur ta bënte askush tjetër më herët në Bundesligë.

E top-shënuesi i ligës gjermane e ka një klauzolë të shkëputjes së kontratës prej vetëm 17,5 milionë eurosh.

Pra, futbollisti nga Guineja mund të largohet nga Stuttgarti qysh në janar pasi klauzola do të jetë funksionale që nga ajo kohë dhe klubet e mëdha mund ta blejnë një super-sulmues për një shumë të ulët parash.

27 vjeçari është befasia më e madhe e futbollit evropian.

Vetëm Cristiano Ronaldo kishte arritur të shënonte më shumë gola (15) në tetë ndeshjet e para sezonale nga Top 5 ligat evropiane, më saktësisht në sezonin 2014/15

Të ngjashme