Lajme
Senatori amerikan: Urgjente më shumë se kurrë që Kosova t’i bashkohet NATO’s e BE’së
Demokracia
17:55 | 21 Prill 2022

Share:

Senatori amerikan, Chris Murphy përmes një konferencë për media me kryeministrin Albin Kurti ka treguar për vizitën e tij në Kosovë, duke shprehur nevojën emergjente për anëtësim të Kosovës në NATO.

‘’Më inkurajon fakti që jeni të fokusuar në luftimin e korrupsionit. SHBA vazhdojnë të bëjnë një përkushtim të madh për sigurinë e Kosovës dhe na vjen mirë që patëm mundësi të dëgjojmë nga udhëheqja për zhvillimet. Përkushtimi humanitar që Kosova e ka ndaj botës. Na vjen keq se jemi të pikëlluar për humbjen e Albright dhe familja e saj e çmon memorialin që e keni ngritur këtu në Prishtinë. Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat e përbashkëta, për t’ju bashkuar NATO e BE. Tashë është urgjente më shumë se kurrë të sigurojmë që shteti si Kosova të kenë mbrojtje. Na vjen mirë që dëgjuam për gjitha këto përparime. Do të mundohemi të punojmë në Washington për të gjetur metoda të reja. Bisedimet janë të zorshme’’, tha ai.

Të ngjashme