Lajme
Senatorët amerikanë vizitojnë Kievin
Demokracia
15:37 | 21 Janar 2023

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u takua në Kiev me delegacionin e senatorëve amerikanë të përbërë nga Lindsey Graham, Richard Blumenthal dhe Sheldon Whitehouse.

Në një deklaratë nga Presidenca e Ukrainës thuhet se senatorët amerikanë Graham, Blumenthal dhe Whitehouse u pritën në një takim nga Zelensky, shkruan Anadolu.

Në takimin që u zhvillua me dyer të mbyllura për median dhe në të cilin mori pjesë edhe ambasadorja e ShBA-së në Keiv, Bridget A. Brink, thuhet se Zelensky njoftoi delegacionin amerikan për zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.

Theksohet se në takimin e mbajtur në presidencën ukrainase, Zelensky falënderoi senatorët për mbështetjet që kanë dhënë për vendin e tij.

Në takim u trajtuan çështjet si vazhdimi i sanksioneve ndaj Rusisë dhe vazhdimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën.

 

Të ngjashme