Lajme
Senati pritet të fillojë gjyqin për Trumpin këtë javë
Demokracia
13:41 | 08 Shkurt 2021

Share:

Senati fillon gjyqin e dytë për të ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump këtë të martë.

Demokratët duan ta mbajnë përgjegjës ish-presidentin për sulmin e dhunshëm të Capitol Hill, që ndodhi më 6 janar, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Demokracia.com

Trump akuzohet që mbështetësit e tij e kanë sulmuar Capitol Hill-in, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Në këtë sulm kanë vdekur pesë persona në mesin e tyre edhe një polic.

Ditë më parë avokatët mbrojtës të Trumpit u larguan nga ai, duke bërë kështu që Trumpi të krijojë një ekip të ri të avokatëve.

Deri më tani, duket se do të thirren disa dëshmitarë, pasi prokurorët dhe avokatët mbrojtës flasin drejtpërdrejt me senatorët të cilët janë betuar të japin “drejtësi të paanshme” si juristë.

Trump është presidenti i parë që do të fajësohet dy herë dhe i vetmi që do të përballet me gjyqin pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë./Demokracia.com

Të ngjashme