ShowBiz
Semi Jaupaj sjell projektin e ri muzikor “Nah”
Demokracia
20:16 | 24 Shtator 2022

Share:

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Semi Jaupaj ka ardhur me një projekt të ri muzikor.

Kënga më e re nga Semi mban titullin “Nah” dhe u kompletua edhe nga ana vizuale.

Producent i këngës është Fatjon Miftari me tekst dhe muzikë nga Lira.

Projekti erdhi me miksim dhe masterizim nga Johan Bejerholm teksa puna për realizimin e klipit kiu besua produksionit ‘Imagine’.

Semi dukej e mahnitshme në skenat e videoklipit, i cili tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj.

Kujtojmë që pas përfundimit të Big Brother VIP ku Semi mori pjesë ajo ka lansuar disa projekte të suksesshme në mesin e tyre këngën “Mos u kthe” që u kthye në një hit të madh. /Telegrafi/

Të ngjashme