ShowBiz
Semi Jaupaj publikon momente nga festa e ditëlindjes
Demokracia
09:40 | 09 Tetor 2022

Share:

Semi Jaupaj më 6 tetor festoi ditëlindjen e 29-të.

Zeshkania ka publikuar disa fotografi të reja nga festa e ditëlindjes, ku shihet se ishte befasuar me një tortë.

Krijuesja e hitit “Jetike” u shfaq e veshur me një fustan dypjesësh shkëlqyes e grim po ashtu ngjyrë kafe.

Komplimentet ndërkaq nuk munguan nga miqtë e fansat, duke qenë se numëron mijëra ndjekës në Instagram.

Semi nga ana tjetër mori vëmendje të madhe në Big Brother VIP dhe më pas solli një sërë hitesh.

“Mos u kthe”, “Ani”, “All your lovin” – janë disa nga këngët që publikoi këtë vit dhe që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sємι Jαυραʝ (@semijaupaj)

Të ngjashme