Këngëtarja nga Shqipëria, Semi Jaupaj, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Si unë” mban titullin kënga e radhës e artistes së njohur, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi, kurse për muzikën u përkujdes Irkenc Hyka.
Miksimi dhe masterizimi ndërkohë është bërë nga JoJo.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Semit.