ShowBiz
Semi feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga Bora: Edhe të kisha një motër nuk do ta doja më shumë se ty
Demokracia
16:34 | 06 Tetor 2022

Share:

Hyrja e Semi Jaupaj në Big Brother VIP vitin e kaluar ndër tjera bëri mjaft publike miqësinë e saj me prezantuesen e njohur, Bora Zemani.

Dhe krahas kësaj të dyja tregojnë në raste të ndryshme se sa të lidhura dhe të pandashme janë me njëra-tjetrën.

Dhe në një ditë të veçantë për këngëtaren siç është ditëlindja e saj nuk ka munguar urimi i moderatores.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Bora ka bërë disa postime në llogarinë e saj në Instagram duek zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar mikeshën e saj.

“Gëzuar shpirti im! Edhe të kisha një motër vërtetë nuk do ta doja më shumë se ty! 100 vite të bukura për të voglën time”, ka shkruar Bora në urimin për Semin.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Semi ka patur në rol të rëndësishëm edhe në marrëdhënien e Borës me partnerin e saj, aktorin Donald Veshaj.

Përveç kohës që Semi dhe Donaldi ishin si banorë në BB VIP, aktori pranoi se këngëtarja gjithashtu e ka ndihmuar në rikthimin e tij me Borën pas ndarjes së tyre të fundit. /Telegrafi/

Foto: Semi Jaupaj/Instagram

Të ngjashme