Kuriozitete
Semafori i parë në botë për deve
Demokracia
18:33 | 13 Prill 2021

Share:

Zyrtarët në Kinën veriore kanë përuruar atë që ata e cilësojnë si semafori i parë në botë për deve.

Sinjali rrugor hyri në veprim të dielën në një zonë të njohur për turistët pranë Dunhuang City, në provincën Gansu.

Media shtetërore e vendit shkruan se xhirot në deve janë një nga atraksionet më të mëdha për turistët në zonë.

Por vizitorët tani do të jenë të sigurt nga përplasjet me deve, falë semaforit, i cili bëhet jeshil për t’i lënë kafshët të kalojnë dhe i kuq për t’i ndaluar ato. /Demokracia.com/

The camel signal went into operation on Sunday.

 

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025