Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje ndaj Jordanisë në ndeshjen miqësore.
“Dardanët” pësuan 0-2 nga Jordania në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Anësori i Kosovës, Astrit Selmani pas ndeshjes deklaroi se ai dhe bashkëlojtarët nuk kishin fat në këtë takim kontrollues.
“Në këtë ndeshje nuk patëm fat pasi nuk arritëm të shënojmë asnjë gol përkundër rasteve të shumta që i patëm. Ka ndeshje që shënojmë shumë, por sot nuk mundëm. Me Muriqin po përshtatem, ai është lojtar i mirë dhe besoj se mund të shënojmë shumë gola bashkë, mund të asistojë për të. Kemi lojtar shumë të mirë, gjenerata të reja janë edhe më të mirë. Duhet të punojmë, bashkë mund të arrijmë gjithçka”, deklaroi Selmani pas ndeshjes. /Demokracia.com