Trajneri i njohur kosovar tash drejtor sportiv i FC Ferizaj, Agron Selman i ka reaguar ish-sekretarit të FFK-së, Eroll Salihut, pasi ky i fundit ka dhënë një intervistë në emisionin Prime Time në Kanal10, shkruan Demokracia.com.
Salihu gjatë intervistës kishte disa akuza në adresë të presidentit aktual Agim Ademin duke e fajësuar atë për gjithçka që ka ndodhur në këtë institucion. Selmani i ka thënë Salihut se ju vet gjatë emisionit thatë se pozita e sekretarit është koka e institucionit, atëherë si mund të mos jeni ju përgjegjës për të këqijat që po i përmendni kur paskeni qenë koka e institucionit.
Postimi i plotë pa ndërhyrje i Agron Selmanit
I motivuar nga intervista e Z E.Salihu në emisionin
Prime Time – Zgjedhjet për Kryetar të FFK-së – 21.03.2022
Të nderuar,do të doja të sqaroj pozicionin tim,unë do të ndaj disa shqetësime me juve vetëm në cilësin e një puntori sportive dhe në emrin tim personal cili patjetër dhe doemos përcjell edhe zhvillimet aktuale në FFK.
Unë përcolla intervistën e Erollit( Salihut) në Prime Time me datë 21.03.2022 (KTV) dhe unë nxorra disa konstatime të tij të thëna në emision dhe në ato konstatime do të mundohem të kontriboj me komentet e mia ,pra në emision mes tjerash u tha:
“Pozita e sekretarit në FFK është koka e institucionit!
-Po, pozita e sekretarit në FFK është shumë e rëndesishme që nënkupton participim konkret në cdo lëvizje me natyre administrative dhe juridike i forcuar edhe me fuqi egzekutive.
“…një trajner shkolle nuk mund të flas për çështje juridike ”
-I nderuar .në emisionet debatuese nuk ka kufizime të fjales,janë tema me interes për publikun dhe publiku krijon opinionin e vet ,mbarvajtjen e emisionit e percjelle moderatori dhe aty nuk është përcaktuese kompetenca profesionale,kompetenca profesionale mund të jetë për ty një arme e forte per te krijuar nje opinion te vertet dhe te drejt professional para publikut ,pra me forcen e argumentit dhe jo me argumentin e forces!
“…Agim Ademi ka pas fat me supremen(Gjykata supreme e Kosoves)!!”
-Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka juridiksion në gjithë territorin e Republikës së Kosovës,pra,me sa po kuptoj nje mendim apo vendim te kesaj gjykate ju e zbrisni ne nivelin e fatit dhe jo ne fuqinë e kompetences profesionale
“…Sepse Agim Ademi nuk ka pas askënd kundër te gjithe kemi qen për ate(Agimin)!!.
-Nese te gjithe keni qen per Agimin ateher kjo nenkupton se kjo situate eshte derivatë i juaji dhe i grupit e me se paku i Agimit
“Un nuk kam dashte vetë me e keqperdor funksionin tim si kryetar i keshillit te arbitrazhit sportive sepse klubet qe do te ankoheshin tek ne ateher mendimi i jon ,opinion jone do te ishte obligativ per FFK ne!”
-Ne fakt,me heshtjen tuaj ju keni keqperdore pozicionin tuaj ,nuk mund te percaktoni ju kohen dhe momentin e reagimit dhe me kete diskurs ju ne fakt indirect jeni vendosur kunder interesave te vet klubeve dhe me kete raste edhe kredibiliteti juaj !
“Parimet e Qeverisjes së Mirë dhe principet e saja”
Jan principet e qeverisjes se mire(Dymbedhjet) te cilat i potenconi dhe do ta komentoj nje nga ato,:
“Principi i dymbdhjet: -Të gjithë vendimmarrësit, kolektivë dhe individualë, marrin përgjegjësi për vendimet e tyre.”
Komente:
Ju duhet të ndjeni peshën e përgjegjësis duke qen në vendimarrje, punesimet e tua pa kritere te konkursit ti cilen gje e keni pohuar dhe pranuar hapur ju bën aktiv ne vendimmarrje. Sa i perket punesimeve ne parim ju mund te keni te drejt sepse ka nje vakum ligjor dhe ju e keni shfrytezuar kete mundesi ,por shikuar nga segmenti etik juve nuk iu ipet kjo e drejte, ju do te duhej te krijoni kushte te barabarta per te gjithe te interesuarit dhe jo i orientuar ne disa raste nga ndjenja e trashigimis se familjes .
Per fund
Unë nuk jam ketu te bej avokatine kandidateve per kryetar te FFK se,ata kane mundesin dhe fuqin te mbrohen vete, por tendenca per te i pasqyruar si te rrezikshem per publikun nuk na ben nder ,pertej interesave qe kan te bejn me postin e kryetarit te FFK se nuk nuk duhet te harrojm se:
– “Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht”. /Demokracia.com