Albinot Selmani dhe Endrit Shaqiri, zunë vendet e pesta në Kampionatin Evropianin U-21 të karatesë, që u mbajt në Tampere të Finlandës.
Selmani shënoi tri fitore, ndërsa humbi në luftën për medaljen e bronztë nga Mikita Rashetnik i Bjellorusisë, kategoria -60 kg, përcjell Demokracia.com.
Shaqiri realizoi dy fitore për t’u ndalur në luftën për medalje nga danezi Frederik Godthjaelp, kategoria +84 kg.
Me nga dy fitore u dalluan edhe Albulena Gërvalla (-55 kg) e Endrit Beka (-67 kg)
Ekipi i karatesë në Evropianin për U-21, juniorë dhe kadetë, mori pjesë me 17 garues, ku fitoi dy medalje të bronzta me Diellza Sejdiajn (+68 kg) në U-21 dhe junioren Behije Mustafa (-59 kg), ndërsa drejtësinë e ndanë edhe tre gjyqtarët Ardian Muhadri, Edon Xharra dhe Astrit Ndrecaj. /Demokracia.com