Lajme
Selmanaj pret dorëheqje nga Hajdari, ia përmend dënimin nga Gjykata: Ishe dashur të shkoje në shtëpi
Demokracia
17:16 | 06 Prill 2023

Share:

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, është deklaruar edhe në Kuvendin e Kosovës, pasi dhjetorin e kaluar, Gjykata në Prishtinë e kishte gjetur atë fajtore për mosdeklarim të pasurisë.

Ajo ishte dënuar me 700 euro dënim me gjobë, pasi e kishte pranuar fajësinë.

Megjithatë, Hajdari në seancën e sotme tha se mos-deklarimi i pasurisë në kohë ishte ndikuar nga rrethanat që prodhoi koronavirusi dhe nuk ka të bëjë me diçka tjetër, raporton Paparaci.

“Ka një kohë që fërfëllohet kot së koti nga ju dhe opozitarët, çështja e vonesës sime të deklarimit në marrjen e detyrës së ministres në Qeverinë Kurti 1. Ky kapitull është i mbyllur. Largoheni shpresën e padobishme që të përfitoni nga ky etiketim. Unë asnjëherë nuk jam akuzuar e as nuk jam dënuar për korrupsion apo për dëmtim të interesit kombëtar e shtetëror. S’kam fituar në mënyrë të paligjshme”, tha ajo, teksa iu kundërpërgjigj deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj.

Ky i fundit u shpreh se nëse po të kishte ajo ndjesi, atëherë do të jepte dorëheqje.

“Ministre, nëse ekziston veç pak ndjesi publike ndaj këtij vendi, në momentin që shpallesh fajtore, pavarësisht për çka, ke funksion publik, ish dashur të shkosh në shtëpi. Unë nuk ta përmenda rastin tjetër kur ke thanë një fëmijë mu ka hedhur në kerr. Si funksionare publike, ish dash të shkoje në shtëpi moti”, tha Selmanaj.

“As që mundesh me hy në terrenin tim edhe po të duash. Jemi të ndryshëm, shumë të ndryshëm. Prandaj, unë po të kisha pak ndjesi ndaj këtij vendi unë kisha hec prej shpie, e jo me nejt e me fol këtu”, shtoi ligjvënësi opozitar.

Të ngjashme