Lajme
Selmanaj: Politika fajtori kryesor për ikjen e të rinjëve, kemi dështuar t’ua ngjallim shpresën për të jetuar në Kosovë
Demokracia
23:35 | 07 Dhjetor 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Driton Selmani ka folur për ikjen e të rinjëve nga vendi.

Ai ka thënë se fajin kryesor për këtë ikje e ka politika.

Sipas tij shoqëria kosovare ka dështuar për ta ngallur shpesën e të rinjëve për të jetuar në Kosovë.

Ai ka thënë se situata është alarmante.

“Fatkësisht situata është alarmuese. Në njërën nga seanca i kam bërë thirrje qeverisë se çështja e ikjes masive që po ndodh viteve të fundit dhe tash për fatin e keq lajmet janë se pas 1 janarit do të ketë ikje. Kam thënë se duhet ta trajtojmë si emergjencë kombëtare. E merrnim me sportivitetet këtë punë, lëvizin njerëzit. Është normale për vendet e tjera, për vendet që kanë mirëqenie, por tek ne një vend që akoma nuk e kemi të konsoliduar shtetin dhe jemi mburrur se e vetmja forcë është rinia, dhe ajo po na ikë atëherë kah po shkojmë. HUmbja e shpresës është proces dhe një pjesë të madhe të fajit e ka politika dhe asnjëherë nuk dua ta amnistojë askënd. Por kjo nuk ndalet vetëm te politika, tek të gjitha sferat që nuk e kemi pasur kujdesin e duhur, për atdhedashurinë, sistemin, arsimor, shëndetësor e kulturor. Kemi dështuar pë të ngjallur shpresën e jetës në këtë vend, kemi dështuar për të iu ofruar të rinjëve projektim të së ardhmes së tyre në këtë vend.”, tha Selamnaj në DPT te Fidani.

Të ngjashme