Lajme
Selmanaj: LDK nuk është kundër Asociacionit
Demokracia
21:29 | 08 Mars 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Asociacionit.

Selmanaj ka thënë se nuk duhet pa që opozita e ka një uniformitet karshi Asociacionit, dhe i njëjti ka deklaruar se LDK nuk është kundër Asociacionit.

“Unë duhet të ju them se nuk është që LDK e ka ndërruar qëndrimin për Asociacionin dhe normalisht nuk duhet pa që opozita e ka një far uniformiteti ashtu të themi që ‘opozita ashtu po mendon’ sepse jemi parti të ndryshme, me histori të ndryshme dhe po besoj që me qasje të ndryshme. Për LDK-në dialogu ka qenë prioritet nga viti 2013, ku ka fillu procesi i dialogut dhe duhet thënë se nuk ka fillu me dëshirën e madhe të dyja vendeve. LDK nuk është kundër Asociacionit. LDK është që çështja e dialogut të jetë çështje prioritare në raport me agjendën tonë të fuqizimit.” – ka shkruar Selmanaj në RTV Dukagjin.

Të ngjashme