Lajme
Selmanaj: LDK me kallëzim penal ndaj Martin Berishajt, qe faktet qysh gënjeu Komisioni
Demokracia
14:11 | 23 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka pyetur Vetëvendosjes se çfarë është gjithë ky zell në mbrojtje të Martin Berishajt’.

Ai në Kuvend ka thënë se Berishaj e ka gënjyer Komisionin.

“Kam qenë insistues në Komision që ta pyes zotin Berisha, a është pronar i MB Conculting. Përgjigja e tij është kështu: po është një firmë që e kam formuar më 2017 në Malin e Zi. Nuk funksionon nga viti 2020. Ka kryer të gjitha obligimet, nuk ka hyrje dalje. Unë e pyes përsëri, pra kjo nuk funksionon më, thotë: jo jo kjo është çështje e mbyllur. Unë e pyes, po kompania, sa punëtorë ka? Thotë vetëm unë jam. I them a keni kontratë me GEN për kontratë të energjisë, thotë po. Kam punu aty edhe si këshilltar edhe si profesor. I them cka ka lidhje profesori në tregtim të energjisë. Ai thotë unë kam punu me konsulta për cështje strategjiko-politike. Merreni me mend, një profesor, është këshilltari më i rëndësishëm i GEN të Beogradit, ndërkohë që thotë s’ka asnjë qarkullim prej vitit 2020, tash del që ky tërheq para, ku në Kosovë dhe në vitin 2022. Ça është gjithë ky zell, me mbrojtë Martin Berishajn që na ka gënjye neve nën betim. Para se të raportonim, e kam pasë detyrë t’ia lexoj deklaratën nën betim. Ajo thotë: Në rast se ju nuk e thoni vetëm të vërtetën dhe vetëm të vërtetën atëherë ndiqeni sipas Kodit Penal dhe Ligjit të procedurës penale, nëse deklaroni rrejshëm burg deri në 5 vjet heqje lirie. Ndërkohë neve na gënjen nërsy”, tha ai.

Të ngjashme