Lajme
Selmanaj: LDK kërkon rezolutë kundër rritjes së çmimeve në Kosovë
Demokracia
12:12 | 14 Mars 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të nxjerrë një rezolutë kundër rritjes së çmimeve në vend.

Selmanaj kritikoi Qeverisë se po rri si spektatore përballë proceseve në Kosovë, si kjo puna e rritjes së çmimeve.

“Rritja astronomike e çmimeve, kemi kërku seancë të jashtëzakonshme për trajtimin e problematikës dhe do të propozojmë një rezolutë me detyrime konkrete për Qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës është shndërru në spektatore të proceseve që ndodhin në Kosovë, duke lënë gjërat të rrjedhin në mënyrë të pakontrolluar dhe duke mos pasur as kujdesin minimal. Nesër do të mbahet seanca në orën 11:00”, tha ai.

“Të marrin masa konkrete si qeveri edhe nëse ndonjë rritje eventuale të çmimeve mund të vije nga indikatorët nga jashtë qeveria është për të treguar kujdes ndaj njerëzve që jetojnë në këtë vend”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se barra kryesore bie mbi shumicën parlamentare për dështimin e kësaj mbledhje, derisa e quajti neglizhencë të mazhorancës.

Selmanaj tha se qeveria duhet të ketë kujdes maksimal që të ruaj marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Të ngjashme