Lajme
Selmanaj: LDK gaboi duke votuar Vjosa Osmanin, tradhëtoi votuesit e vet
Demokracia
21:59 | 13 Prill 2021

Share:

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanj, ka thënë se partia e tij ka gabuar pasi i dha votë Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente.

Ai tha se kjo temë u tentua të lidhej me inate personale, mirëpo nuk ka të bëjë aspak me inate personale.

Ai tha se LDK ka gabuar që ka votuar Vjosa Osmanin për presidente.

“Tentohej që këtë ta lidhnin me inate personale. Kjo s’ka të bëjë aspak me inate personale. Unë mendoj që LDK ka gabuar që i ka dhënë votë Vjosa Osmanit. Neve na kanë votuar 110 mijë votues, që kanë pasur mundësi ta votojnë edhe Vjosa Osmanin në Vetëvendosje, siç edhe e kanë votuar”, është shprehur Selmanaj në T7.

Sipas Selmanajt, LDK-ja i ka tradhëtuar votuesit e vet.

“Pra, këta që na kanë votuar neve kanë besuar se zgjedhja e Osmanit karshi LDK’së është e papranueshme. Ata nuk na kanë votuar për të bërë transferim. Unë besoj që ne e kemi mbrojtur votën e tyre. I tradhtuam votuesit tanë”, përfundoi ai./Demokracia/

Të ngjashme