Lajme
Selmanaj-Kurtit e Osmanit: Do përfundoni si udhëheqësit më të turpshëm të historisë së Kosovës
Demokracia
17:49 | 02 Shtator 2021

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të infektimit dhe vdekjeve nga COVID-19.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Selmanaj ka kritikuar Kurtin Dhe Osmanin duke thënë kanë lënë qytetarët në mëshirë të fatit pa vaksina, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

A ka më keq?!

Kryeminstri fajëson popullin thotë që do gjashtëfishoj numrin e inspektorëve dhe do të zgjasë orarin e punës së policëve për të t’ju shqiptuar gjoba dhe disciplinuar qytetarët. Presidentja sot paska  fajësuar shtetin zvicran për mos vaksinim të bashkëatdhetarëve tanë, e nga ana tjetër lajmet mortore nga Covid 19 nuk kanë të ndalur.

Vetëm binomi Kurti – Osmani nuk kanë asnjë faj vetëm?!

Po si nuk keni turp?!

I keni lënë qytetarët nën mëshirën e zotit pa vaksina, policët, mjekët, inspektorët pa shtesat e merituara dhe në fund fajësoni të tjerët.

Jeni ngritur në politikë me mashtrim dhe viktimizim dhe të tillë do përfundoni, si udhëheqësit më të turpshëm dhe më mediokër të historisë më të re të Kosovës.

Ju kemi thënë me kohë, por nuk na besonit./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/driton.a.selmanaj/posts/1033962940475141

Të ngjashme