Lajme
Selmanaj: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme duhet të jetë objektiv nacional
Demokracia
12:53 | 07 Korrik 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me projektligjin për byron e konfiskimit për pasurinë e pajustifikueshme.

Ai u shpreh se konfiskimi i pasurive të tilla, duhet të jetë objektiv nacional dhe sipas tij duhet të ketë edhe barazi para ligjit si dhe siguri juridike.

“Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme duhet të jetë objektiv nacional i të gjithëve, por poashtu barazia para ligjit, siguria juridike dhe sistem prokuroria të pavarur duhet të jenë objektiva më të mëdha”, u shpreh tutje Selmanaj.

Të ngjashme