Lajme
Selmanaj i LDK-së: Bankat nuk po u lëshojnë kredi qytetarëve për investime në Kosovë
Demokracia
13:52 | 19 Janar 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se aktualisht Bankat Komerciale në Kosovë kanë filluar që të mos lëshojnë kredi për investime të qytetarëve.

Ai në mbledhjen e sotme të Kuvendit ka thënë se kjo po behët për arsye se me këtë trend të ikjes pas 10 viteve në Kosovë do të ketë vetëm 800 mijë njerëz në Kosovë.

Siç thotë ai, nuk është faji i Qeverisë aktuale kjo ikje e madhe e njerëzve, mirëpo sipas tij, faj ka e gjithë shoqëria.

“Ikjet e njerëzve në Kosovë është më i madh që nga paslufta. Nuk po them se ikja është si pasojë e kësaj qeverie, pra vetëm të kësaj Qeverie, por i gjithë shoqërisë në përgjithësi, është faji jonë si politikë që nuk kemi arritur të krijojmë shpresë që të jetojmë në këtë vend. Njerëzit që po aplikojnë për të marrë kredi për investime në Kosovë, bankat kanë filluar të mos lëshojnë kredi me arsyetim sepse me këtë trend të ikjes, pas 10 viteve në Kosovë do të ketë vetëm 800 mijë banorë dhe si rezultat më s’do të ketë njerëz që do të konsumojnë shumë produkte”, ka thënë Selmanaj në kuvend.

Të ngjashme