Pas emërimit të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Milot Cakajn si zëvendës guvernator të Bankës Qendrore të Kosvës, kësisoji duke e kompletuar “kapjen” e këtij institucioni publik dhe të pavarur pas emërimeve të tjera partiake, ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, duke shkruar se “nuk lanë institucion publik pa kapur e zhvatur”.
Selmanaj u shpreh tepër ashpër duke shkruar “turpi mos ju ndaftë kurrë” si dhe duke e quajtur pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje “supermashtrues, zhvatës dhe kapës të gërditshëm”.
Reagimi i Selmanaj:
Shiteshin si parimor dhe mbrojtës të së mirës publike.
Na flisnin kinse me përkushtim për ç’kapjen e institucioneve publike nga militantët politik dhe për integritet të këtyre institucioneve.
E sot?!
Nuk lanë institucion publik pa e kapur dhe pa e zhvatur.
Na dolën super mashtrues, zhvatës dhe kapës të gërditshëm!
Turpi mos ju ndaftë kurrë!