Lajme
Selmanaj: Dyshojmë që edhe Osmani, Kurti dhe Gërvalla janë të përfshirë në skandalin “Martingate”
Demokracia
22:29 | 17 Janar 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se dyshon se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk është i vetën në skandalin “Martingate”.

Ai tha se dyshon se në këtë skandal janë të përfshirë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Po del që edhe figurat tona më të larta shtetërore në mënyrë direkte ose indirekte kanë lidhje. A kanë lidhje me paratë? A kanë lidhje me agjendën politike të tij? A kanë lidhje me agjendat politike të vendeve fqinje? Këtë nuk e dimë sepse është një proces që drejtësia do ta zbardh”, tha Selmanaj, në Klan Kosova.

Selmanaj, i cili ka udhëhequr edhe me komisionin Ad-hoc të Kuvendit të Kosovës për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike, tha se duket se kjo situatë do të marrë përmasa edhe rajonale.

Ai theksoi se në partinë e tij LDK, këtij skandali i kanë vënë emrin “Martingate”.

“Tash po del që ky proces nuk paska qenë dhe aq i thjeshtë dhe ne si LDK po e shohim me shumë shqetësim, e kemi quajtur “Martin Gate” për shkak të një skandali i cili po duket se ka përmasa të nivelit ballkanik të mos themi edhe më gjerë”, tha Selmanaj.

Të ngjashme