Lajme
Selmanaj: Do të ishte lajm i i mirë për Kosovën që Qeveria Kurti të marrë fund sa më shpejt
Demokracia
17:47 | 02 Prill 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka cilësuar si “një lajm shumë të mirë për Kosovën” nëse Qeveria Kurti do të binte sa më shpejt nga pushteti.

“Mendoj që do të ishte lajm i mirë për Kosovën nëse kjo Qeveri merr fund sa ma shpejt”, ka thënë Selmanaj për Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së shton se Qeveria Kurti është duke qeverisur me, siç e quan ai, arrogancë dhe padijeni.

“Do të ishte një lajm jashtëzakonisht i mirë për Kosovën nëse këta vendosin më i dhënë fund qeverisjes”, ka thënë tutje ai.

“Populli ka pasë nevojë ta sheh edhe VV-në në pushtet, mendoj që për një vit e ka pa dhe është bindë që këta janë të pa aftë për t’iu dhënë zgjidhje problemeve”, ka shtuar ndër të tjera përfaqësuesi i LDK-së në Kuvend.

Të ngjashme
Lajme • 26 Prill 2024