Lajme
Selimi pas takimit me Lumezin: Mashtrimi në votime dënohet deri në pesë vite burgim
Demokracia
10:27 | 12 Shkurt 2021

Share:

Ministri i drejtësisë në detyrë, Selim Selimi gjatë ditës së sotme ka takuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin.

Selimi në një postim në rrjetin social, Fecebook ka thënë se Lumezi së bashku më insitucionin që ai drejton do jenë llupa e çdo parregullësie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

‘’Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me institucionin që drejton do jenë llupa e çdo parregullsie eventuale’’, shkruan Selimi.

Ministri i drejtësisë në detyrë, Selim Selimi vazhdoi duke thënë se komisionerët dhe vëzhguesit duhet të kujdesen në procesin e votimit, ndryshe çdo mashtrim çon deri në pesë vite burgim.

‘’Komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit në mënyrë që të sigurojnë integritet të kutisë së votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por poashtu që të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër kjo që është e dënueshme deri në pesë vite burgim’’, shkruan në Fecebook, Selim Selimi./Demokracia.com

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/248018906932561

Të ngjashme