Lajme
Selimi publikon fotografi të barrikadave nga vitet 90’të: Tragjike sa pak ka mësuar Beogradi
Demokracia
16:21 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Shefi i Fondacionit të Sfidave të Mileniumit (MCC), Petrit Selimi, ka publikuar një fotografi nga barrikadat e vendosura në Kroaci në vitet e 90’ta.

Në një postim në Twitter, ai thotë se Beogradi nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara.

“Fotoja e vjetër është e vitit 1990 kur militantët serbë vendosën barrikada në të gjithë Kroacinë për të bllokuar rrugët dhe policinë. Luftërat në ish-Jugosllavi filluan menjëherë pas kësaj. Fotografia e dytë është nga kjo javë, militantët serbë që bllokojnë rrugët në Kosovë. Është tragjike sa pak ka mësuar Beogradi në 30 vjet”, ka shkruar ai në Twitter.

Barrikadat janë të vendosura në Veriun e Kosovës tash e 18 ditë.

Madje, të martën janë shtuar edhe dy barrikada të tjera.

Postimi i plotë:

Të ngjashme