Lajme
Selimi për shkuarjen e Kurtit në Greqi: Një çarje më shumë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës
Demokracia
18:20 | 17 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në një konferencë në Greqi.

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, e quajti “një çarje më shumë” në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe “bojkot” nga ana e Kurtit, mospjesëmarrjen e këtij të fundit në takimin në Tiranë.

“Një çarje më shumë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës pasi Kryeministri Albin Kurti vendosi të bojkotojë një takim të nivelit të lartë mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për të koordinuar bashkëpunimin rajonal. Në vend të kësaj, ai shkon në një seminar majtist fundjavë në Greqi të mbajtur nga George Papandreou”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Të ngjashme