Lajme
Selimi pas raportimeve për dorëheqjen e Mehajt: Ishte një nga pak profesionistët në Qeverinë Kurti
Demokracia
10:35 | 08 Gusht 2023

Share:

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka pasur fjalë të mëdha për ministrin Armend Mehaj pas raportimeve se ai ka dhënë dorëheqje.

Demokracia.com mbrëmë ka raportuar se Armend Mehaj do të jap dorëheqje nga pozita e ministrit për t’u zëvendësuar nga koloneli Ejup Maqedonci.

Selimi ka deklaruar se ky është lajm i keq.

“Armend Mehaj është një ish-oficer i forcave speciale të Norvegjisë dhe ka shërbyer në Afganistan, Chad etj.” – thekson ai.

Selimi shprehet se z. Mehaj ishte prej pak profesionistëve në Qeverinë Kurti.

Postimi i plotë:

Të ngjashme