Lajme
Selimi: Marrëveshja ishte shumë pranë kolapsit, në fund u ra dakord për diçka minimale
Demokracia
18:16 | 19 Mars 2023

Share:

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi, përmes një postimi në Twitter ka thënë se pajtimi për aneksin e zbatimit të Marrëveshjës për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte shumë afër dështimit.

Sipas Selimit, bazuar në letrat e Borrellit, të dyja palët negociuan për 12 orë për aneksin e zbatimit, ku marrëveshja i afrohej rrezikshëm kolapsit.

Kjo deklaratë vjen pas një konference për shtyp të dhënë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në të cilën ai zbuloi se negociatat kishin rezultuar në një marrëveshje minimale.

Të ngjashme
Lajme • 26 Prill 2024